Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e ftuar në një emision televiziv“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida Shehaj: Ja emri i lartë i politikës që na ndihmoi!
, ka folur për periudhën kur ajo ishte në krye të Drejtorisë së Tatimeve dhe për gjithë dosjet “e nxehta” që janë relatuar me iniciativën e saj.
“Bankers Petrolum” është një nga dosjet që edhe sot po hetohet për evasion fiskal prej miliona euro. Sipas Shehajt, kjo dosje është nisur prej saj, teksa shtoi se në ndihmë të saj ka qenë edhe Ilir Meta që ka dhënë një “suport maksimal”.
Biseda:
Borakaj: Përse ikët ju nga Tatimet?
Shehaj: Një arsye madhore është që unë dhashë maksimumin e mundshëm. Gjatë kohës që isha unë është bërë beteja më e madhe për naftës, beteja e “Bankers”, beteja e Bejlerit..
Borakaj: Për informalitetin..
Shehaj: Informaliteti u mor dhe u tha sikur ne po i binim biznesit të vogël. Atëherë janë çuar diku te 500 milionë euro dosje për evazion, atëherë janë bërë shumë gjëra. Shikoja në 2024-ën këta që dolën e thanë “fituam arbitrazhin”. Arbitrazhi i Bankers-it ishte këmbëngulja ime personale, asokohe unë kam relatuar para dy bashkëdrejtuesve. Ilir Meta ka dhënë suportin maksimal. Shumë dosje, shumë hetime, që shumë më pas janë vrarë në drejtësinë e vjetër e të renë bashkë.







