Ballina Politika Abuzuan me fondet e 11 majit, KQZ gjobit 20 subjekte, mes tyre...

Abuzuan me fondet e 11 majit, KQZ gjobit 20 subjekte, mes tyre dhe deputetin e PD

59
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e thelluar të auditimit mbi fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet politike përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Nesër, Ilirjan Celibashi do të propozojë gjoba për 20 subjekte zgjedhore, duke ka propozuar zyrtarisht Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) marrjen e masave të rrepta administrative dhe gjobitjen e një sërë partish politike dhe kandidatëve për deputetë.

Sipas raportit të siguruar nga VNA, mes të ndëshkuarve është edhe deputeti i PD, Besart Xhaferri, ndërsa gjoba më e lartë shkon për partinë e Bashës,KEA.

Sipas  gjetjeve të strukturuar nga Sektori i Mbikëqyrjes dhe Financimit, penalitetet vijnë si pasojë e shkeljeve të rënda të Kodit Zgjedhor, ku përfshihen mosdorëzimi i raporteve financiare, përdorimi i llogarive bankare jashtë qëllimit ekskluziv të fushatës, si dhe pranimi i financimeve të ndaluara.

Shkeljet kryesore dhe skema e penaliteteve:
Mosdorëzimi i raportit financiar: Katër subjekte politike (BLD, P.R.V.SH, AAK, PBPPSH) nuk kanë dorëzuar asnjë dokumentacion justifikues ligjor për financat e tyre, duke u përballur me propozim për gjobë nga 100,000 deri në 200,000 lekë.
Dhurime nga donatorë të ndaluar: Rasti më flagrant i konstatuar mbetet ai i kandidatit Skënder Muço (P.D.I.U), të cilit i propozohet konfiskimi i fondit prej 1,113,791 lekësh në favor të KQZ-së dhe gjobitja me dyfishin e kësaj shume (mbi 2.2 milionë lekë) për pranim të financimeve të ndaluara.
Keqpërdorim i llogarisë së posaçme: Koalicioni Euroatlantik (KEA)  ku kandidoi edhe Lulyim Basha rrezikon një gjobë të majme prej 2,000,000 deri në 3,000,000 lekë pasi ka përdorur llogarinë ekskluzive të fushatës për të kryer pagesa të aktivitetit të përditshëm të partisë.
Shkelje nga Kandidatët: Dhjetëra kandidatë për deputetë, përfshirë emra nga Partia Republikane dhe Balli Kombëtar Demokrat, janë dërguar për gjobitje individuale deri në 1,000,000 lekë për shkak të mosrespektimit të formateve standarde apo mospaqitjes së raporteve.

Më poshtë vijon tabela e plotë e subjekteve dhe kandidatëve që i janë nënshtruar propozimeve për sanksione administrative:

TABELA E PROPOZIMIT TË MASAVE ADMINISTRATIVE (KQZ -> KAS)

1
Partia Bashkimi Liberal Demokrat (BLD)
Nuk ka dorëzuar raport financiar
Gjobë 100,000 – 200,000

2
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (P.R.V.SH)
Nuk ka dorëzuar raport financiar
Gjobë 100,000 – 200,000

3
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK)
Nuk ka dorëzuar raport financiar
Gjobë 100,000 – 200,000

4
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve (PBPPSH)
Nuk ka dorëzuar raport financiar
Gjobë 100,000 – 200,000

5
Partia Balli Kombëtar (P.B.K)
NIPT Pasiv, shpenzime pa dokumente mbështetëse
Gjobë 100,000 – 200,000

6
Partia Fryma e Re Demokratike (FRD)
Dokumentacion i mangët, mosraportim kontributesh
Gjobë 100,000 – 200,000

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
Mosraportim i kandidatëve në strukturën financiare
Gjobë 100,000 – 200,000

8
Koalicioni Euroatlantik (KEA)
Keqpërdorim i llogarisë bankare të fushatës
Gjobë 2,000,000 – 3,000,000

9
Partia Lëvizja Atdheu (LA)
Mosdorëzim i raporteve nga 186 kandidatë
Gjobë 500,000 – 1,000,000

10
Skënder Muço (Kandidat P.D.I.U)
Pranimi i fondeve nga donatorë të ndaluar
Gjobë 2,227,582 (dhe konfiskim i 1,113,791)

11
Kristiano Koçibelli (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

12
Suzana Rama (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

13
Mario Runa (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

14
Qani Xhafa (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

15
Valbona Doko (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

16
Albi Jahelezi (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

17
Alma Kore (Kandidat PBKD)
Shkelje e formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

18
Arjan Hoxha (Kandidat PBKD)
Shkelje e formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

19
Besart Xhaferi (Kandidat PBKD)
Shkelje e formateve të standardizuara
Gjobë 500,000 – 1,000,000

20
Petraq Gjikuria (Kandidat)
Shkelje e rregullave të raportimit
Gjobë 500,000 – 1,000,000