Partia Demokratike ka prezantuar krijimin e një strukture të re, Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale, si pjesë e strategjisë së saj për modernizimin e veprimtarisë opozitare dhe forcimin e transparencës institucionale. Ky departament synon të përdorë teknologjitë më të fundit digjitale për të monitoruar aktivitetin qeveritar, për të luftuar dezinformimin dhe për të rritur llogaridhënien publike.
Drejtuesja e këtij departamenti, Denisa Kele, deklaroi se Shqipëria ndodhet ende në një situatë ku “fasada moderne e shtetit mbulon një burokraci mesjetare për qytetarin”. Ajo solli në vëmendje edhe disa tregues ndërkombëtarë, duke përmendur renditjen e vendit në demokracinë digjitale, nivelin e ulët të besimit te institucionet dhe kostot ekonomike që, sipas saj, vijnë nga mungesa e sistemeve moderne.
Sipas saj, projekti i ri përfshin krijimin e një platforme të hapur të të dhënave publike, ku buxhetet, kontratat dhe shpenzimet shtetërore do të analizohen me ndihmën e inteligjencës artificiale për të identifikuar parregullsi në kohë reale. Gjithashtu, do të ngrihet një njësi “Fact-Check” për verifikimin e deklaratave dhe shifrave publike sipas metodologjive ndërkombëtare.
Kele theksoi gjithashtu se në thelb të sistemit do të përdoret edhe teknologjia blockchain, me qëllim garantimin e sigurisë dhe pandryshueshmërisë së të dhënave publike, duke e konsideruar atë si një element kyç për ndërtimin e besimit qytetar dhe transparencës institucionale.
Denisa Kele:
I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. Të nderuar përfaqësues të Partisë Demokratike, të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë. Do të dëshiroja që sot ta nisja këtë fjalim me fakte, jo me retorikë, as me premtime boshe, por me disa fakte shumë të thjeshta. A e dini se sipas indeksit të Demokracisë ditale të vitit 2025, Shqipëria renditet në pozicionin e 87 nga 193 shtete të treguesit të transparencës institucionale dhe qeverisjes ditale. A e dini se sipas Eurobarometrit vetëm 23% e shqiptarëve deklarojnë se u besojnë institucioneve shtetërore. Dhe a e dini se sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, mungesa e sistemeve moderne i kushton ekonomisë shqiptare përafërsisht 2.3% të GDP-së së saj. Pra, para të taksapaguesve që humbasin, jo nga korrupsioni aktiv, por nga paaftësia pasive.
Kjo është e vërteta e dizimit shqiptar. Është një fasadë moderne për shtetin, por është burokraci mesjetare për qytetarin. Dëgjojmë shpesh në media mbi inteligjencën artificiale. Është bërë fjala që e dëgjojmë në përditshmërinë tonë. Dëgjojmë mbi AI si pjesë e sistemeve tashmë shumë të rëndësishme të institucioneve publike. Dëgjojmë fjalën AI dhe në mendje na vjen menjëherë që Shqipëria dhe këto institucione do shpëtojnë tashmë nga korrupsioni dhe nga jo transparenca. Por sot dua të shtoj diçka që dua ta them me ndershmërinë më të madhe. Një sistem i inteligjencës artificiale në duart e njerëzve të pandershëm është thjesht një mjet më i sofistikuar vjedhjeje. Në duart e tyre dhe algoritmet që ne i flasim në përditshmëri dhe që janë pjesë e të gjithë sistemit digital, mund të jenë të manipulueshme.
Të gjitha këto të dhënat të mëdhaja filtrohen dhe sistemet kanë dyer të pasme për ata që janë të privilegjuar ose për ata që na qeverisin sot. Inteligjenca artificiale në vetvete nuk garanton asgjë. Nuk garanton as transparencë, nuk garanton as drejtësi, nuk garanton as ku do shkojnë paratë publike nesër. Qytetarët e Shqipërisë janë mashtruar shumë herë me premtime teknologjike. Janë mashtruar me shërbime ditale që hapen dhe bien pikërisht kur qytetarit edhe biznesit i duhet. Besoj se të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që po na ndjekin tani mund të ma vërtetojnë që dhe sistemi më i ri i updatetuar i e-Albania-s, që na u shit si një sistem i avancuar tashmë digital, e-Albania 2.0, ka tre ditë që është jashtë funksionit dhe qytetarët nuk mund të bëjnë dot asnjë pagesë dhe bizneset ngelen prapë ashtu siç ishin. Me reformat ditale që në fund të fundit kjo qeveri i ka bërë, por qytetarët në fund kanë përdorur praktikisht atë zarfin e njohur që e njohim të gjithë. Këto nuk janë shifra as të opozitës, janë shifra të institucioneve ndërkombëtare, janë pasojë e 12 viteve të çbërjes dhe dobësimit të institucioneve shqiptare.
Sepse institucionet e brishta mund t’i kontrollojmë, ndërsa institucionet e forta duhet t’i japin llogari. Kjo qeveri ka pasur 12 vite kohë për të modernizuar administratën publike. Ka pasur 12 vite kohë për të luftuar korrupsionin. Ka pasur 12 vite kohë për të ndërtuar transparencë. Rezultati tashmë është i dokumentuar, është i matshëm dhe është i pamohueshëm. Kjo qeveri e ka vjedhur dhe inovacionin, e ka vjedhur si koncept, e ka vjedhur si slogan, por mbi të gjitha e ka vjedhur si burim financimi. Në emër të dizimit dhe inovacionit janë shpenzuar miliona euro para publike për sisteme që nuk funksionojnë. për platforma që nuk përdoren, për kontrata që gjithmonë shkojnë tek të njëjtët njerëz. Tendera teknologjik ku kushtet shkruhen pikërisht për fituesin e paracaktuar.
Dhe projekte Smart që e kemi parë dhe ngelen vetëm prezantime PowerPoint. Ky departament do të jetë një mjet për qytetarët, me qytetarët, për një rrugëtim të përbashkët drejt demokracisë së vërtetë, zhvillimit dhe konkurencës në këtë sektor. Pyetja lind çfarë do bëjmë ne? Shtylla e parë dhe objektivi i parë i këtij departamenti është lufta ndaj propagandës dhe fasadës së këtij pushteti me fakte. Për këtë do të ngremë njësinë Fact Check, e cila do të operojë sipas metodologjisë së organizatave ndërkombëtare, me protokolle transparente, me burime të hapura dhe raporte periodike publike për të luftuar disinformimin. Kjo betejë do të bëhet me sisteme verifikimi që do funksionojnë pavarësisht nga cikli elektoral.
Çdo pretendim i qeverisë, çdo shifër buxhetore, çdo premtim elektoral do të kalojë nëpërmjet një procesi rigoroz verifikimi me burime të cituara dhe metodologji të hapur ndaj kritikës publike. Bashkëpunimi me organizatt e pavarura ndërkombëtare dhe ekspertë të ndryshëm shqiptarë në vend dhe jashtë, për të garantuar që kjo njësi mos të jetë vetëm zëri i një partie politike, por të jetë instrument i të gjithë qytetarëve. Do të doja shumë t’ju bëja një pyetje të gjithëve sot. Kush nga ju është në gjendje të thotë sot si ky pushtet po i përdor paratë e taksapaguesve. Jam shumë e bindur që secili prej jush mund të dijë pak ose ndoshta aspak. Pse mos ta përdorim teknologjinë për të analizuar buxhetet, kontratat, shpenzimet e pushtetit. Të gjitha këto të sinjalizohen në mënyrë automatike. Të kuptohen parregullsitë, të sinjalizohen vjedhjet dhe shpërdorimet.
Çdo shpenzim publik, çdo vendim buxhetor do të jetë i lexueshëm, i krahasueshëm dhe i arritshëm për çdo qytetar. Për të mundësuar transparencë të buxhetit, ne do të ndërtojmë bazën e parë të të dhënave publike të hapura, duke agreguar dhe standartizuar të dhëna si buxhetet, vendimet administrative dhe do ta bëjmë atë të aksesueshëm, të analizueshëm dhe të krahasueshëm në kohë reale.
Mbi këtë bazë do të aplikojmë modele të inteligjencës artificiale për identifikimin e anomalive në shpenzimin publik. Kur një kontratë publike devijon, sistemi menjëherë sinjalizon në mënyrë automatike dhe u jep mundësi të gjitha palëve të interesuara të mbrojnë interesin e tyre publik. Në të njëjtën kohë do të ndërtojmë platforma publike me të dhëna qeveritare të cilat do të jenë të vizualizuara dhe mund të përdoren nga kushdo, nga gazetarë, nga studentë, nga qytetarë, ndoshta dhe nga prokurorë në funksion të transparencës, llogaridhënies ndaj taksapaguesve dhe përgjegjësisë morale dhe ligjore. Transparenca do të jetë model dhe themel i qeverisjes sonë të ardhshme dhe ky departament do të jetë krahu mbështetës. Shumë prej jush ndoshta me të drejtë do të pyesni, po si do ta sigurojmë ne tani besimin e qytetarëve, pse ata qytetarë do të besojnë se të dhënat tona nuk janë të manipuluara si ato të pushtetit. Si do bëjmë kaq shumë gjëra në kaq pak kohë dhe me pak burime?
Dhe përgjigja ime sot është që në thelb të çdo platforme do të kemi teknologjitë më të reja. Inteligjenca artificiale që e dëgjojmë në përditshmëri, por ajo që është më e rëndësishmja është teknologjia blockchain, si elementi kryesor i besimit dhe i automatizimit. Shpesh kur dëgjojmë për teknologjinë blockchain, e lidhim menjëherë me kriptovalutat. Por teknologjia blockchain është shumë më shumë sesa kriptovalutat.







