Në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale, një ditë më parë në qytetin e Durrësit u zhvillua një takim i thirrur nga Partia Socialiste. Detyrën kryesore në këtë tryezë e kishte i deleguari politik i PS-së për qarkun, Blendi Klosi.
Megjithatë, takimi u shënua nga një mungesë e dukshme e pjesëmarrjes së drejtorëve të institucioneve lokale. Shumica e tyre nuk iu përgjigjën ftesës, duke lënë Klosin pa mbështetjen e strukturave drejtuese në nivel vendor.
Sipas të dhënave të publikuara, drejtorët më të rëndësishëm të Durrësit nuk ishin të pranishëm në tryezë, çka u interpretua si një braktisje politike ndaj të dërguarit të Edi Ramës.
Ky episod ngre pikëpyetje mbi unitetin e PS-së në Durrës dhe mbi mënyrën se si po menaxhohet procesi i reformës territoriale në qarqet kryesore të vendit.
Drejtorët që braktisën Klosin:
Elvis Pengili, Drejtor i ASHK Durrës
Flamur Gjuzi, Drejtor i Policisë Bashkiake
Ardian Iljazaj, Drejtor DSHTR
Elizabeta Mataj, Drejtoreshë e Postës Durrës
Xheni Beqaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
Hazbi Lika, Drejtor Rajonal i Arsimit Parauniversitar në Durrës
Amarilda Thermia, Drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore
Serjan Mazreku, Drejtor IEVP Durrës
Renis Mullaj, Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës
Agim Karaj, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive
Taulant Allka, Kapiten i Portit Durrës
Gerald Ceka, Administrator i UAMD
Fation Sulko, Drejtor i Tatim-Taksave Durrës
Roni Shqopa, Drejtor i Taksave Vendore Durrës
Klajdi Lame, Drejtor IMT Durrës







