Ballina Politika Tryeza e reformës territoriale në Durrës, Blendi Klosi i braktisur nga drejtorët...

Tryeza e reformës territoriale në Durrës, Blendi Klosi i braktisur nga drejtorët lokalë

180
0

Në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale, një ditë më parë në qytetin e Durrësit u zhvillua një takim i thirrur nga Partia Socialiste. Detyrën kryesore në këtë tryezë e kishte i deleguari politik i PS-së për qarkun, Blendi Klosi.

Megjithatë, takimi u shënua nga një mungesë e dukshme e pjesëmarrjes së drejtorëve të institucioneve lokale. Shumica e tyre nuk iu përgjigjën ftesës, duke lënë Klosin pa mbështetjen e strukturave drejtuese në nivel vendor.

Sipas të dhënave të publikuara, drejtorët më të rëndësishëm të Durrësit nuk ishin të pranishëm në tryezë, çka u interpretua si një braktisje politike ndaj të dërguarit të Edi Ramës.

Ky episod ngre pikëpyetje mbi unitetin e PS-së në Durrës dhe mbi mënyrën se si po menaxhohet procesi i reformës territoriale në qarqet kryesore të vendit.

Drejtorët që braktisën Klosin:

Elvis Pengili, Drejtor i ASHK Durrës

Flamur Gjuzi, Drejtor i Policisë Bashkiake

Ardian Iljazaj, Drejtor DSHTR

Elizabeta Mataj, Drejtoreshë e Postës Durrës

Xheni Beqaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

Hazbi Lika, Drejtor Rajonal i Arsimit Parauniversitar në Durrës

Amarilda Thermia, Drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore

Serjan Mazreku, Drejtor IEVP Durrës

Renis Mullaj, Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës

Agim Karaj, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive

Taulant Allka, Kapiten i Portit Durrës

Gerald Ceka, Administrator i UAMD

Fation Sulko, Drejtor i Tatim-Taksave Durrës

Roni Shqopa, Drejtor i Taksave Vendore Durrës

Klajdi Lame, Drejtor IMT Durrës