Ballina Kronika Elbasan/ Të maskuar si efektivë policie, 5 persona të armatosur hyjnë në...

Elbasan/ Të maskuar si efektivë policie, 5 persona të armatosur hyjnë në një banesë për të vjedhur, zbulohen nga familjarët

148
0

Pesë persona të maskuar si punonjës policie dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë, me qëllim për të vjedhur.

Qytetari, Lorenc Zerellari ka treguar në një intervistë se si dy automjete ‘policie’ erdhën në banesën e tij dhe perasona të maskuar i kanë kërkuar t’i tregonte se ku i mbante paratë, apo nëse kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike.

Sipas tij, hajdutët i kanë drejtuar pistoletën me fjalët: ‘Mos lëviz, Policia e Shtetit’, çohu se do të të marr me vete’.

Ai ka treguar se si fëmijët e tij të mitur dhe nëna u traumatizuan nga ngjarja.

‘Ishin me uniforma policie, të maskuar dhe me pranga. Këto që kanë ardhur kanë ardhur me spiunllëk. Kam punuar në të zezë, edhe policia më tha pse ti me gjithë këto para. 30 mijë euro i kam siguruar nga puna jashtë. Nënës sime i ka rënë 4 herë të fikët’, u shpreh viktima, Lorenc Zerellari, pre e grabitjes.

Autorët janë pikasur nga familjarët që ndodheshin në shtëpi dhe janë ka detyruar të largohen menjëherë nga banesa.

Gjatë largimit, ata janë ndjekur nga një patrullë policie.