Ballina Kronika E rëndë në Devoll/ Gjendet e mbytur një 82-vjeçare në rezervuarin e...

E rëndë në Devoll/ Gjendet e mbytur një 82-vjeçare në rezervuarin e Bilishtit, e moshuara vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore

108
0

Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit, në Devoll.

Sipas të dhënave paraprake, e moshuara, e cila vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore, është gjetur nga djali i saj, me të cilin jetonte.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.