Ballina Politika “Jeni vetëm për të vjedhur, kërkoni falje”/ Korreshi kritik: Hiqni patronazhistët nga...

“Jeni vetëm për të vjedhur, kërkoni falje”/ Korreshi kritik: Hiqni patronazhistët nga puna… Prej vitesh talleni me shqiptarët, unë të mos bëj humor…

61
0

I ashpër ka qenë qëndrimi i deputetit Saimir Korreshi në fjalën e tij në Kuvend.

Duke iu përgjigjur ministres së Shëndetësisë Evis Sala, Korreshi theksoi se spitali është në gjendje të mjerueshme.

“Nuk ju vjen turp ju. Edhe synetlliqet janë rralluar nuk merren përsipër. 6 muaj nuk punoi ajo  e anestezisë. Prej 57 ditësh në Lushnje ke një pacient , nuk ka frigorifer për të mbajtur insulinën, sepse ka skaduar 20 herë. Shkon e blen vetë ai. Kujt ja tregoni revistat televizive nuk keni turp. Në Lushnje të hanë minjtë , është batërdi, ka rënë çdo mur. Si shikoheni në pasqyrë. Keni të bënë me jetë njerëzish…52 lushnjarë ikin jashtë Lushnjes për të marrë dializë, nuk keni turp…harram lekët e shqiptarëve, se nuk punon pajisja e ujit për të freskuar ujin. A paguajnë taksa këta, përse të shkojnë te privati?”, tha ai, duke shtuar: “Kam pasur një humbje të madhe, për një eko vdiq. 38 vjeç, po të ishte konstatuar do kishte shpëtuar… kur mora 127 u përgjigj Tirana…Duhet të marr unë Tiranën, Lushnja mua…”/

Një thirrje për ndërhyrje emergjente ishte deklarata e Korreshit në fjalën e sotme në Kuvend.

Deputeti Saimir Korreshi, ka pasqyruar gjendjen e mjerueshme të Spitalit të Lushnjes, kushtet e vështira në të cilat vizitohen pacientët dhe vizitat që bëhen nga mjekët.

“Kunati im kur vdiq, 1 orë e gjysmë rriten ambulanca në derë të shtëpisë, ju tregoni mjekësinë. Të paktën kërkoni falje…Ogerta Manastirliu dilte fliste, për çfarë punojmë ne? për të vjedhur…Nuk kemi shëndetësi falas, vratë mijëra njerëz me COVID-19. A rimbursoi kush? Çfarë flisni, ju talleni me këto njerëz…

Unë sot pres që të kërkosh falje, të rishikosh statusin e Spitalit të Lushnjes, të më heqësh patronazhistët nga puna dhe të çosh njerëz që bëjnë detyrën. Në ato kushte as në kohën e Enverit nuk është vizituar… Bëjnë vizitë pa aparate… Lerini patronazhistët se i dini edhe sa e kam numrin e brekëve…Po luhet me bukën e fëmijëve. Ju keni kaq vite që tallni bythën me shqiptarët dhe unë nuk bëkam humor.”, tha ai.