Klubi i Skënderbeut, pasi i ka dhënë lamtumirën Ernest Gjokës me mbylljen e kontratës së këtij të fundit, po kërkon një trajner të ri për sezonin 2026-2027 që e sheh përsëri në Superiore.
Klubi do të bëjë një revolucion në emra dhe kërkon një trajner që të nisë një cikël të ri me qëllimin primar mbijetesën e më pas të tentojë diçka më shumë. Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar shumë emra sa i përket trajnerit të ri që do të marrë drejtimin, por një nga pistat më konkrete është bërë ajo e Oltijon Kërnajës.
Tekniku u largua pak javë më parë nga drejtimi i Partizanit dhe është në kërkim të një aventure të re. Mësohet se palët kanë zhvilluar bisedime në ditët e kaluara dhe po shkohet drejt një akordi mes palëve në mënyrë që Kërnaja të jetë emri i ri i pankinës së klubit juglindor.







