Al Nassr fiton titullin në Arabinë Saudite. Të besuarit e Jorge Jesus fituan 4-1 në Riad ndaj Damac, në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke siguruar kështu trofeun e 11-të të kampionatit. Al Nassr mbyll kampionatin me 86 pikë, 2 më shumë se Al Hilal i vendit të dytë.
Sa i takon sfidës, Mane zhbllokoi llogaritë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, një eurogol i Coman dërgoi në festë tifozërinë. Mysafirët u futën në lojë me golin e Sylla nga penalltia, por vetëm kaq, pasi CR7 ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.
Ylli portugez “tundi rrjetën” sërish në të 81, duke përfituar në maksimum pas një topi të lënë keq në zonë. Për të, ky është goli i 973 në karrierë. Festa në fund ishte e gjitha e Ronaldos me shokë, që ia dalin kështu të ngjiten në majën e futbollit arab.







