Ballina Politika Braçe sfidon hapur Ramën: Nuk dua të më emërojë askush, dua garë...

Braçe sfidon hapur Ramën: Nuk dua të më emërojë askush, dua garë reale në PS për Tiranën

55
0

Deputeti socialist Erion Braçe ka artikuluar një nga qëndrimet më të forta publike brenda PS-së lidhur me mënyrën se si duhet të zgjidhet kandidati për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në ABC News, Braçe tha se kandidimi i tij nuk lidhet me mungesë respekti ndaj Edi Ramës, të cilin e quajti mik, por me nevojën për një proces real demokratik brenda Partisë Socialiste.

“Dua që masa e anëtarëve të thirret për të zgjedhur me votë përfaqësuesin për Tiranën”, deklaroi ai.

Braçe kritikoi edhe procesin aktual në PS, duke thënë se ai nuk përfaqëson “energjizim” real të partisë.

“Nuk pranoj të më emërojë Edi Rama. Dua proces zgjedhjesh, nuk dua favor apo qokë, sepse zgjedhjet nuk fitohen me qoka dhe favore”, u shpreh deputeti socialist.

Ai shtoi se Bashkinë e Tiranës nuk e sheh si “stacion karriere” apo si vend për të prodhuar pasardhës politikë, por si një punë konkrete për qytetin.

“Bashkinë e Tiranës e mendoj si punë, jo si stacion karriere. Dhe fakti që është parë si vend për pasardhësin e ka dëmtuar shumë këtë pozicion”, deklaroi Braçe.

Në fund, ai e përsëriti qartë mesazhin e tij politik: “Nuk dua të më kandidojë Rama, dua zgjedhje në PS”.