Ballina Politika “Shqipëria, përballë një qeverie të konsumuar nga aferat…”/ Shkreli: Propagandë dhe luks...

“Shqipëria, përballë një qeverie të konsumuar nga aferat…”/ Shkreli: Propagandë dhe luks mbi kurrizin e shqiptarëve

67
0

Deputetja e PD Shkodër, Eliona Shkreli, në një deklaratë për mediat, tha se referendumi i 23 majit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike është një proces i rëndësishëm i brendshëm politik që synon forcimin, bashkimin dhe ringritjen e forcës opozitare.

Sipas saj, ky zhvillim vjen në një moment kritik për vendin, nga ku opozita duhet të riorganizohet dhe të konsolidohet përballë sfidave që ajo i cilëson si të lidhura me keqqeverisjen, korrupsionin dhe gjendjen e vështirë ekonomike.

Shkreli u shpreh se Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar sociale dhe institucionale, ku qytetarët përballen çdo ditë me rritje të kostos së jetesës, papunësi dhe mungesë perspektive, ndërsa institucionet, sipas saj, janë nën ndikimin e korrupsionit dhe lidhjeve me interesat politike dhe ekonomike.

Ajo theksoi gjithashtu se opozita, dhe në veçanti Partia Demokratike, duhet të dalë më e bashkuar dhe më e fortë për t’u ofruar qytetarëve një alternativë reale qeverisëse.

Në këtë kontekst, ajo e cilësoi referendumin e 23 majit si një mundësi për të forcuar demokracinë e brendshme të partisë dhe për të rikthyer besimin e anëtarëve dhe mbështetësve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe përgjegjësisë së çdo demokrati në këtë proces.