Ballina Sport Dimarco shpallet lojtari më i mirë i sezonit

Dimarco shpallet lojtari më i mirë i sezonit

53
0

Federico Dimarco është shpallur MVP i Serie A për sezonin 2025-2026, duke kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm.

Mbrojtësi i majtë i Interit vendosi rekord të ri historik për asistime në një sezon të vetëm në elitën italiane, ndërsa zikalrtit fituan kampionatin dhe Kupën e Italisë.

Lojtari më i mirë: Federico Dimarco (Inter)

Ylli në ngritje: Kenan Yildiz (Juventus)

Portieri më i mirë: Mile Svilar (Roma)

Mbrojtësi më i mirë: Marco Palestra (Cagliari)

Mesfushori më i mirë: Nico Paz (Como)

Sulmuesi më i mirë: Lautaro Martinez (Inter)

Trajneri më i mirë: Cristian Chivu (Inter)

Dimarco kontribuoi me gjashtë gola dhe 18 asistime në kampionat, që është numri më i lartë i asistimeve i regjistruar ndonjëherë në një sezon të vetëm të Serie A.

Çmimi “Ylli në ngritje” për Yildiz nënvizon besimin e Juventusit te sulmuesi i ri turk, pavarësisht një sezoni të vështirë për klubin, ndërsa shpërblimi për Svilarin kurorëzon një sezon të shkëlqyer të portierit të Romës.

Ndërkohë, çmimi i Palestras si mbrojtësi më i mirë i fituar gjatë huazimit te Cagliari nga Atalanta, pritet ta rrisë edhe më shumë interesimin për të këtë verë nga Interi dhe klube të tjera.

Sa i përket Nico Paz, i shpallur mesfushori më i mirë pas një sezoni sensacional me Comon, ky vlerësim i jep edhe më shumë peshë deklaratave të Cesc Fabregas, i cili ka insistuar se argjentinasi ose do të qëndrojë, ose do t’i bashkohet Real Madridit.