Ballina Politika Voton edhe Berisha: Referendumi, proces shembullor! I ftoj të gjithë demokratët të...

Voton edhe Berisha: Referendumi, proces shembullor! I ftoj të gjithë demokratët të përmbushin këtë detyrim statutor

130
0

Kreu i PD-së Sali Berisha votoi në selinë e PD-së në referendumin e votëbesimit ndaj tij.

Në fjalën e tij pas votimit Berisha ftoi të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor.

“Përshëndes të gjithë demokratët dhe demokratet që kanë votuar deri tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor që në mënyrën më demokratike referendare shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij.

Ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor.

I garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mija ndaj besimit dhe qëndrimeve të tyre”

Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

I pyetur mbi publikimin në rrjetet sociale nga vetë ish-deputeti Ervin Salianji foto ku qytetarët, kanë marrë fletën e votimit, nuk kanë zgjedhur emrin e tij por kanë shënuar emrin e Ervin Salianjit. Berisha tha:

Unë besoj se përpëlitjet e një përfaqësuesit të botës së krimit nuk mundet me asgjë të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri. Përfaqësues të botës së krimit nuk kanë dhe nuk do kenë kurrë vend në këtë parti. Ndarja jonë me botën e krimit është ndarje për jetë a vdekje. Kjo është zgjidhje përfundimtare e jona. Askush dhe asnjëri nuk mund të mendojë se të konsiderojë fuqi në këtë parti, fuqinë e krimit. Jo. Zero