Ballina Politika Këlliçi u mbyll gojën kundërshtarëve: Praktikë evropiane, kreu i PPE u zgjodh...

Këlliçi u mbyll gojën kundërshtarëve: Praktikë evropiane, kreu i PPE u zgjodh me referendum!

63
0

Procesi i fundit i votimit dhe referendumi i votëbesimit për përzgjedhjen e kryetarit të ri në Partinë Demokratike, ka shënuar një fluks të lartë votuesish, duke kaluar edhe shifrat e zgjedhjeve të brendshme të zhvilluara vetëm një muaj më parë.

Nga qendra e votimit në Njësinë nr. 10 në kryeqytet, deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh se kjo pjesëmarrje masive është një sinjal i qartë demokratik dhe një përgatitje për Kuvendin e Jashtëzakonshëm Kombëtar që pritet të mbahet më 30 maj, ku fjalët kyçe do të jenë modernizimi dhe digjitalizimi i partisë.

Përtej entuziazmit të qytetarëve, Këlliçi e vuri theksin tek transparenca e procesit dhe kundërpërgjigjja ndaj atyre që e kanë kritikuar garën si një referendum me vetëm një kandidat.

Për të shuar zërat skeptikë, deputeti i PD solli si argument praktikën e njohur nga politika ndërkombëtare, pikërisht ajo e Partisë Popullore Evropiane (PPE), ku vetë kreu i PPE-së, Manfred Weber, është zgjedhur dhe rikonfirmuar në detyrë përmes një referendumi me një kandidaturë të vetme pas largimit të Donald Tusk.

Ky shembull iu drejtua posaçërisht kundërshtarëve politikë, duke theksuar se referendumet me një kandidat janë procedura tërësisht legjitime dhe të aplikuara gjerësisht në Evropë.”

Është një detyrim statutor për të marrë pjesë në këtë proces votimi, që është një proces tejet transparent. Unë jam votues dhe banor i njësisë numër 10, kam zgjedhur të votoj së bashku me familjen time, me prindërit e mi. Si çdo herë edhe në zgjedhjet e kaluara për kryetarët e degës, por edhe në këtë moment për referendumin për përzgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, zotit Berisha, kam zgjedhur të votoj në njësinë time ku zhvilloj jetën politike, aktive, ku kam lindur dhe jam rritur.

Dhe dua në radhë të parë të përshëndes punën e jashtëzakonshme të komisionerëve të Partisë Demokratike në të gjithë degët e saj, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por mbi të gjitha, le të shërbejë kjo ditë e sotme si një apel për të gjithë demokratët për të dalë jo vetëm për të ushtruar të drejtën dhe detyrën e tyre statutore për të marrë pjesë në proces votimi, por për të dalë për të ushtruar një veprim demokratik, për të votuar dhe sigurisht për t’u përgatitur edhe për një Kuvend të jashtëzakonshëm kombëtar që ne do të kemi këtë të shtunë, datë 30 maj, ku jam i bindur që fjalët kyçe do të jenë modernizimi, ripërtëritja, digjitalizimi i partisë.

Po sigurisht që këto zgjedhje janë, ju e shihni vetë që është një proces tejet transparent, është një proces që ndodh, sa për ta ditur, në dy herët e fundit, po ju marr vetëm një rast konkret: Kreu i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber, është zgjedhur për herë të parë, në mos gaboj në vitin 2022, ka marrë drejtimin kur paraardhësi i tij Donald Tusk shkoi dhe garoi për t’u bërë kryeministër dhe u zgjodh kryeministër i Polonisë, dhe ndërkohë mandatin e dytë e ka marrë vetëm para një viti dhe në të dyja rastet ka qenë me referendum, ka qenë me një kandidaturë. Pra është një praktikë që ndiqet në pjesën dërmuese të partive popullore europiane, por dhe për vetë kreun e Partisë Popullore Europiane, çështja e referendumit.

Këta që janë kuriozë që s’kanë dëgjuar ndonjëherë termin referendum, t’ia bëjmë me dije që referendumet janë këto lloj formash votimi. Pastaj për kundërshtarët qoftë brenda llojit, kushdo që plotësonte kriteret apo kushdo që mund të kishte një platformë që përmbushte të gjitha kërkesat e KOKOE-s, pra Komisionit të Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD.”