Ballina Europë Policia turke sulmon zyrat e partisë kryesore opozitare, qëllon me gaz lotsjellës...

Policia turke sulmon zyrat e partisë kryesore opozitare, qëllon me gaz lotsjellës dhe plumba gome

55
0

Forcat turke të ndërhyrjes së shpejtë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë thyer portat e selisë qendrore të Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP), në përpjekje për të larguar udhëheqjen e shkarkuar të partisë.

Sipas raportimeve, ndërhyrja është kryer për të larguar nga ambientet e selisë kryetarin e partisë Ozgur Ozel dhe mbështetës të tij, pas zhvillimeve të fundit politike dhe gjyqësore.

Një gjykatë apeli, duke iu referuar parregullsive të pretenduara, ka vendosur të enjten anulimin e rezultateve të kongresit të vitit 2023, në të cilin ishte zgjedhur Ozel si drejtues i CHP-së.

Si pasojë e vendimit, në krye të partisë është rikthyer ish-lideri i saj, Kemal Kılıçdaroglu, i cili më parë ishte mundur nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të po atij viti.