Ballina Ekonomia BSH: Qiratë po shtrenjtohen, mungojnë apartamentet afatgjata

BSH: Qiratë po shtrenjtohen, mungojnë apartamentet afatgjata

67
0

Gjetja e një apartamenti me qira afatgjatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Banka e Shqipërisë konstaton se kërkesa për qira është shtuar dhe çmimet janë rritur, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare.

Për ekspertët, një nga faktorët kryesorë mbetet orientimi i pronarëve drejt qirave ditore për turistët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave në vitin që lamë pas u rrit me 41.7% në rang vendi dhe me 32.6% në Tiranë, krahasuar me një vit më parë.

Banka evidenton gjithashtu se çmimet e qirave kanë vijuar të rriten edhe gjatë vitit 2026.

Të dhënat tregojnë edhe rritje të fortë të aktivitetit në treg. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 u raportuan 1,959 prona të shitura, nga 863 një periudhë më parë.

Ekspertët paralajmërojnë se me rritjen e turizmit dhe zhvendosjen e apartamenteve drejt platformave afatshkurtra, presioni mbi tregun e qirave pritet të vijojë.