Banorët në kompleksin e banimit “Kadiu” në zonën e Ali Demit, kanë përjetuar një episod tmerrues përgjatë mbrëmjes së djeshme për shkak të një zjarri që ka rënë në një prej pallateve.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se flakët mund të kenë nisur aksidentalisht prej një shkëndije elektrike e cila ka përfshirë kabinën e automateve elektrike. Kjo ka sjellë që më pas ambientet e pallatit të mbusheshin me tym, dhe banorët pas aktivizimit të alrarmit kanë dalë me nxitim nga banesat e tyre.
Fatmirëshisht zjarrëfikësit kanë arritur të neutralizojnë flakët, teksa një pjesë e banorëve kanë pësuar gjëndje asfiksie dhe janë duke marrë trajtim në spital.
Ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me dëmet e shkaktuara.
Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm një muaj pas zjarrit te pallati i “Arlis” përballë QSUT, i cili shkrumboi gjithë pallatin.







