Ballina Lifestyle “Strictly Come Dancing” me ndryshime të mëdha, prezantues të rinj dhe pesë...

“Strictly Come Dancing” me ndryshime të mëdha, prezantues të rinj dhe pesë balerinë profesionistë në ardhje

114
0

Producentët e spektaklit pritet të firmosin me balerinën ukrainase Kateryna Klishyna, e cila po cilësohet si “Nadiya Bychkova e re”

Edicioni i sivjetshëm i spektaklit televiziv Strictly Come Dancing do të sjellë ndryshime të mëdha, pasi këtë javë u bë e ditur se prezantuesit e rinj të emisionit do të jenë Emma Willis, Josh Widdicombe dhe Johannes Radebe.

Përveç ndryshimeve në moderim, spektakli po përgatitet të mirëpresë edhe pesë balerinë të rinj profesionistë në kast.

Sipas raportimeve, drejtuesit e “Strictly” pritet të nënshkruajnë me balerinën ukrainase Kateryna Klishyna, e cila është cilësuar si “Nadiya Bychkova e re”, pasi kjo e fundit u largua nga spektakli në muajin mars.

Kateryna, 29 vjeçe, ka qenë më parë pjesë e versionit amerikan të Dancing with the Stars si dhe e spektaklit ukrainas So You Think You Can Dance.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e producentëve pas audicionit të saj, ndërsa një burim ka deklaruar për “The Sun”: “Shefat e adhurojnë Katerynën. Shumë njerëz do ta shohin si zëvendësuese të Nadiyas, pasi duken shumë të ngjashme”.