Spanja do përballet në gjysmëfinalen e Botërorit ndaj Francës. Para takimit, sulmuesi spanjoll, Lamine Yamal u shpreh se skuadra do bëjë maksimumin për kualifikimin.
“Për ditëlindje dua t’i dhuroj vetes një fitore dhe një udhëtim në New York për finale. Frikë prej tyre? Jo, jemi ne kampionët e Europës, nuk kemi frikë askënd. Nuk jam aspak i shqetësuar që kam shënuar vetëm një gol. E pranoj sfidën e gjysmëfinales, jam këtu për këtë gjë”.







