Ballina Politika ‘PD bandë me mendësi komuniste’, Flutura Açka: Edhe sikur t’ia heqin nongratën...

‘PD bandë me mendësi komuniste’, Flutura Açka: Edhe sikur t’ia heqin nongratën Berishës, shqiptarët nuk e duan më

82
0

Dy ditë pas referendumit në Partinë Demokratike, shkrimtarja dhe ish deputetja Flutura Açka ka folur ashpër për atë se çfarë po ndodh në selinë blu. Në një intervistë për Radar.al, Açka thotë se sot PD është një bandë me mendësi komuniste.

Sipas saj, ajo është përzënë nga partia sepse ka kërkuar largimin e Sali Berishës.

Açka: Ka ardhur koha të krijohet një pol i tretë, meqenëse Sali Berisha ka vendosur të qëndrojë në PD. Le ta mbajë PD-në, ta gëzojë, se mendon që e ka pronë të vetën, por ne na duhet një pol i tretë. Sepse duhet ta freskojmë demokracinë shqiptare, s’kemi rrugë tjetër. Vetëm këto thashë unë, çfarë thashë unë? Unë thashë këto gjëra: Zoti Berisha ju duhet të largoheni sepse… Edhe s’kishte lidhje me nongrata, s’kishte lidhje fare me gjërat personale të tij. Madje, edhe këto fjalët që kam dëgjuar se do i hiqet nongrata. Edhe sikur, shumë mirë, sepse nëse i hiqet non grata z. Berisha në një farë mënyre edhe PD-ja është më e pastër. Patjetër që do të ishte një ngjarje shumë e madhe, për demokratët po them, jo për z. Berisha. Edhe për ne të tjerët do të ishte mirë, edhe për mua personalisht do të ishte mirë, sepse e kam votuar 30 vjet atë njeri, atë figurë poltike. Kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ore ç’a kam votuar unë, këtë njeri kam votuar? Edhe sikur t’i hiqet non grata, shqiptarët nuk ja japin votën, nuk e duan z. Berisha Kryeministër. Nuk e duan as sot, as në 2029”.