Ballina Aktualitet Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro/ SPAK kërkoi pushimin e hetimeve për...

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro/ SPAK kërkoi pushimin e hetimeve për Jonaid Myzyrin, GJKKO kthen dosjen për plotësim

67
0

Gjykata e Posaçme kthen pas për plotësim hetimesh dosjen e Jonaid Myzyrit, ish-kreut të Prokurimeve Publike për të cilin SPAK kërkoi pushimin e çështjes. Togat e zeza i lanë 45 e ditë kohë Prokurorisë të kryejë veprime shtesë hetimore, përfshirë një akt-ekspertim.

Jonaid Myzyri u mor i pandehur për shkelje barazie në tendera, dhe pas rreth një viti, rokurori tha se gjatë hetimeve dhe disa verifikimeve nuk rezulton të ketë kryer veprën penale.

Përveç tij edhe anëtarët e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega ishin marrë të pandehur.

SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025, në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerënrreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.