Konflikti i ashpër për kontrollin dhe punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka njohur një tjetër valë tensionesh. Përmes një deklarate të fortë publike, biznesmeni dhe investitori kryesor i projektit, Behgjet Pacolli, ka denoncuar publikisht bllokimin e punëtorëve në kantier, duke e cilësuar situatën si një “pengmarrje” të terminalit dhe privim të të drejtave elementare të pronës.
Deklarata e plotë…
Prapë pengesa, prapë bllokada, prapë privim i njerëzve nga e drejta elementare për të punuar, per te pasur qasje në pronën e tyre!
Edhe sot po vazhdon e njëjta skenë: njerëzve u mohohet qasja në punishtë, në sendet e tyre private, në pajisjet dhe instrumentet e punës, ndërsa Terminali vazhdon të mbahet peng.
Tashmë kemi dëshmi serioze se kompjuterë dhe instrumente sensitive po vidhen nga grupe që kanë uzurpuar hapësirat ku ndodhen pajisjet e ndijëshme, pajsjet të mjeshtërve, inxhinierëve dhe punëtorëve. Këto gjëra kanë mbetur pa asnjë përkujdesje, kanë mbetur në mëshirën e atyre që po mbajnë peng një vepër ku investitori Mabco ka investuar qindra miliona euro.
E gjithë kjo po ndodh para syve të Policisë së Shtetit, e cila po pengon qasjen në punë, tash e sa ditë.
Pyetja është e thjeshtë dhe kërkon përgjigje të qartë: kush i ka urdhëruar këto veprime dhe kush po e mban peng këtë proces?
Nëse në këtë vend ka drejtësi, kjo situatë duhet të hetohet menjëherë. Heshtja përballë bllokadës, vjedhjes dhe privimit të pronës nuk është zgjidhje — është përgjegjësi.







