Ballina Politika 35 vjetori i PS Durrës Rama: Me Agasin e gjeta me...

35 vjetori i PS Durrës Rama: Me Agasin e gjeta me Agasin po e vazhdoj….Bardhi nuk pinte, ndaj shëndeti shkon për verën e Gysit

242
0

PS e Durrësit shënon 35 vjetorin e themelimit, Rama: Kjo forcë i dha vendit stabilitet! Klosi: Do anëtarësojmë vendin në BE! Ish-deputeti: Dikur ndjenim mbi supe shkopinjtë e policisë berishiane. Ditën e sotme, Partia Socialiste e Durrësit feston 35 vjetorin e themelimit të saj. Përmes një ceremonie të zhvilluar në qytetin bregdetar, është pasqyruar aktiviteti i kësaj force politike, përgjatë këtyre viteve të demokracisë. Në aktivitet kanë qenë të pranishëm disa figura të rëndësishme të kësa force politike, përfshi kryeministrin Edi Rama, por edhe mbështetës ndër vite të Partisë Socialiste. Gjatë ceremonisë, janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera, të cilat kanë sjellë një atmosferë festive mes të pranishmëve. Drejtuesit e Partisë Socialiste kishin rezervuar certifikata mirënjohjeje për 9 prej themeluesve të PS dega Durrës, për të vlerësuar kontributin e dhënë prej tyre për këtë forcë politike. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi kontributin e çdokujt që i ka shërbyer kësaj force politike, tha se gjatë qeverisjes së PS, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha. Teksa kujtoi vitet e kaluara, Rama tha se gjatë qeverisjes së Berishës, kundërshtarit politik i mohohej e drejta për t’u mbledhur dhe për të organizuar tubime.