Analisti Enton Abilekaj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se zgjedhjet pa garë në PD më 23 maj ishin fundi i Rithemelimit të nisur 5 vite më parë dhe se justifikimet për të votuar sërish Berishën pa garë bie ndesh edhe me statutin, edhe me retorikën e përdorur.
“Zgjedhjet pa garë ishin fundi i asaj që nisi nga foltorja në 2021 si një revolucion demokratik i vërtetë. PD nuk e dha shembullin e një alternative se do të funksiononte si brendshmi edhe si një alternative qeverisëse.
Justifikimet që u gjetën për këtë që ndodhën, kërcasin për retorikën e PD. Ajo thotë se zgjedhjet nuk i humbëm, por na i vodhën. Nëse kryetarit ia kanë vjedhur zgjedhjet nuk votëbesohet, por bëhet me aklamim, derisa të fitojë. Nëse votëbesohet, ai i paska humbur zgjedhjet.
Retorika që u zgjodh bie ndesh me statutin dhe retorikën dhe nuk shpjegon pse u bë ky votëbesim.
Ajo parti që tha se nuk do të njihte parlamentin, sot po bën marrëvëeshje. Pse shkon te ai që të vodhi zgjedhjet? Këtë shpjegim e duan ata të shkretët që kanë 13 vjet në opozitë.
Sali Berisha do të vijojë ai që është dhe s’kishte nevojë për fishekzjarrë dhe do të jetë kryetar derisa ta shkrijë”- tha Abilekaj.







