Mungesa e Phil Foden dhe Cole Palmer në listën e Anglisë për Kupën e Botës 2026 ka shkaktuar debat të madh në futbollin anglez.
Për këtë, mediat britanike dhe franceze duket se kanë zbuluar arsyet kryesore pas këtij vendimi nga selektori Thomas Tuchel.
Sipas raportimeve të fundit, problemi kryesor lidhet me ngarkesën e jashtëzakonshme të kalendarit futbollistik dhe lodhjen fizike e mendore të dy lojtarëve.
Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA) ka kritikuar ashpër kalendarin “çmendurisht të ngjeshur”, duke theksuar se Foden dhe Palmer janë viktima direkte të mbingarkesës nga ndeshjet e shumta në sezonet e fundit.
Foden ka luajtur në dy verat e fundit përveç sezonit të Premier League, në Euro 2024 me Anglinë dhe Kupën e Botës për Klube, verën e kaluar me Manchester City, derisa edhe Palmer ka luajtur në këto dy turne, me Tre Luanët dhe Chelsean.







