Ballina Politika Boy frend & Girl frend e mbyllën antarësimin me një… fendë!

Boy frend & Girl frend e mbyllën antarësimin me një… fendë!

59
0

Analisti Ylli Dylgjeri ka ironizuar zhvillimet e djeshme në konferencën e 8-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos shkëmbyen batuta dhe puthje mes tyre.

‘Boy frend & Girl frend e mbyllën antarësimin me një… fendë!’, shkruan Dylgjeri në Facebook, duke theksuar se Shqipëria mbetet akoma shumë largë integrimit, pasi ambasadori gjerman dhe ai holandez në Tiranë, në reagimin e tyre zyrtar ishin shterues se avancimi drejt BE-së vjen si pasojë e përmbushjes së kushteve, të cilat u shtuan me miratimin e IBAR.

‘Pra në thelb, Evropa po i thotë Tiranës diçka shumë të thjeshtë: faza romantike e puthjeve për  integrimit ka mbaruar. Tani fillon testi i shtetit’, thekson Dylgjeri.

Postimi i plotë:

Ai:   Nuk më do ti mua?

Ajo: Të dua…po mos trego!

Boy frend & Girl frend e mbyllën antarësimin me një… fendë! Çfarë tha në fund Ambasadori Gjerman dhe ai Hollandez?

Ndërsa Rama po festonte në Bruksel, Gjermania dhe Holanda i kujtuan se kushtet e vendosura nuk kanë rënë, ato thjeshtë janë eksportuar drejt një faze tjetër.

…dy Ambasadorët u kujdesen të thonë se kjo nuk është e vërtetë, se hapja e dritës jeshile në këtë fazë është me tepër inkurajim për të vazhduar rrugën sesa një notë pozitive. Ata e theksojnë qartë në deklaratat e tyre se do i mbajnë në vëzhgim zhvillimet që do të bëhen në të ardhmen në drejtim të atyre grupkapitujve të negociatave që etiketohen me termin “Themeloret” e që përfshijnë më tepër përparimin e shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë dhe zhvillimet demokratike….

Media zyrtare gjermane:Faza më e vështirë për qeverinë shqiptare, fillon tani.

Pra në thelb, Evropa po i thotë Tiranës diçka shumë të thjeshtë: faza romantike e puthjeve për  integrimit ka mbaruar.Tani fillon testi i shtetit.