Ballina Sport Messi nën alarm për Botërorin 2026

Messi nën alarm për Botërorin 2026

64
0

Ylli i Inter Miami u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes kundër Philadelphia Union, pasi shfaqi probleme fizike që ndezën menjëherë alarm si te klubi, ashtu edhe te kombëtarja argjentinase.

Raporti mjekësor i publikuar më pas nga Inter Miami bën të ditur se koha e rikuperimit të kapitenit do të varet nga evoluimi i gjendjes së tij klinike dhe funksionale.

Kjo ka shtuar shqetësimin te tifozët dhe stafi teknik i Argjentinës, përfshirë edhe trajnerin Lionel Scaloni.

Në një intervistë për mediat argjentinase, Scaloni u përpoq të qetësonte opinionin publik duke folur për situatën e Messit.

“Nga kontrollet e para duket se situata nuk është shumë serioze.

Sigurisht, do të donim që të mos kishte ndodhur asgjë.

\Tani duhet të presim dhe të shohim si do të evoluojë gjendja e tij.

Do të kishim dashur që ai të vinte pa probleme fizike, por kjo nuk ka ndodhur, jo vetëm për të, por edhe për shumë lojtarë të tjerë që kanë pasur probleme dhe ende nuk janë rikuperuar plotësisht.

Objektivi ynë është t’i rikthejmë në formën më të mirë dhe t’i përgatisim për ndeshjen”, tha Scaloni.

Argjentina është pjesë e Grupit J dhe do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.

Trajneri pritet të publikojë listën zyrtare me 26 lojtarët deri më 30 maj.