Ballina Kronika Aksident i rëndë në vend/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në...

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën i riu

89
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një i ri rreth 30 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga, ndërsa hetimet vijojnë.