Ballina Bota Arrihet marrëveshja SHBA-Iran, pritet vetëm firma e Trump

Arrihet marrëveshja SHBA-Iran, pritet vetëm firma e Trump

77
0

Negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë arritur një marrëveshje paraprake për një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, që synon zgjatjen e armëpushimit dhe hapjen e negociatave të reja për programin bërthamor të Iranit, raportojnë zyrtarë amerikanë dhe një burim rajonal i përfshirë në ndërmjetësim.

Sipas burimeve, marrëveshja nuk është ende përfundimtare, pasi kërkon miratimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ende nuk ka dhënë “dritën jeshile” finale.

Edhe Teherani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e saj.

Memorandumi parashikon hapje të negociatave për çështje kyçe si mënyra e trajtimit të uraniumit të pasuruar dhe kufizimet mbi pasurimin bërthamor të Iranit Iran.

Po ashtu, SHBA do të diskutojë lehtësimin e sanksioneve dhe aksesin e fondeve të ngrira, në këmbim të angazhimeve iraniane.

Zyrtarë amerikanë, përfshirë ekipin e zëvendëspresidentit JD Vance dhe sekretarit të shtetit Marco Rubio, thonë se marrëveshja synon thjesht të sjellë palët në tryezë për një fazë 60-ditore negociatash intensive, pa garanci për një marrëveshje finale.

Dokumenti përfshin gjithashtu parime për lëvizjen e lirë të transportit në Ngushticën e Hormuzit dhe rifillimin gradual të qarkullimit tregtar.

Megjithatë, procesi mbetet i brishtë: ndërsa negociatat po finalizoheshin, janë raportuar përplasje të vogla në rajon, duke theksuar tensionet e vazhdueshme mes dy palëve.

Sipas zyrtarëve amerikanë, nëse gjatë negociatave rezulton se Irani nuk është i gatshëm të përmbushë kushtet për programin bërthamor, SHBA nuk përjashton as presionin ekonomik dhe as opsionet ushtarake.