Ballina Politika Do të jetë zv/kryeministre në shtator? Grida Duma thyen heshtjen: Ma kanë...

Do të jetë zv/kryeministre në shtator? Grida Duma thyen heshtjen: Ma kanë gjetur sponsorin

65
0

Grida Duma ka reaguar pas raportimeve se ajo pritet të jetë zv/kryeministrja e re në qeverinë e Edi Ramës. Lajmi për përfshirjen e saj në qeveri ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit, ku kanë raportuar se Duma mund të marrë postin e zv/kryeministres në shtator.

Pas këtyre raportimeve, Duma ka zgjedhur të reagojë përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në Instagram, duke thyer kështu heshtjen përballë zërave që e lidhin me një prej posteve më të rëndësishme të qeverisë. ”Vera mbaroi, bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve”,shkruan Duma, duke hedhur poshtë lajmet.

“Flini të qetë”, ka qenë përgjigjja e saj për të gjithë ata që e kanë vendosur në skenarët e tyre politikë. Ajo e bën të qartë se nuk ka ndërmend t’i marrë vendin askujt dhe se nëse një ditë do të vendosë të rikthehet në politikë, vendimi do të jetë tërësisht i saji, dhe pikërisht nga “porta e saj”.