Ballina Sport Julian Alvarez kërkon largimin nga Atletico Madridi

Julian Alvarez kërkon largimin nga Atletico Madridi

65
0

Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez ka tronditur merkato-n verore, pasi raportohet se i ka komunikuar zyrtarisht Atlético Madrid dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi.

Sipas raportimeve të fundit, ylli argjentinas e sheh të ardhmen e tij te FC Barcelona dhe tashmë drejtuesit madrilenë janë informuar pas një takimi që përfaqësuesit e lojtarit kanë zhvilluar në Spanjë.

Burimet bëjnë të ditur se Barcelona po përgatit ofertën e parë zyrtare për transferimin e sulmuesit. Oferta fillestare pritet të jetë rreth 100 milionë euro, ndërsa katalunasit synojnë ta mbyllin marrëveshjen gjatë ditëve në vijim.

Interesimi i Barcelonës për Álvarezin shihet si një lëvizje e madhe për repartin ofensiv, pasi klubi dëshiron të ndërtojë projektin e ri rreth emrave të rinj dhe me potencial të madh.

Nëse transferimi realizohet, ai do të ishte një nga operacionet më të bujshme të kësaj vere në futbollin evropian.