Ballina Kulturë Giuseppe Tornatore feston 70-vjetorin, nderohet në Festivalin e Filmit në Taormina

Giuseppe Tornatore feston 70-vjetorin, nderohet në Festivalin e Filmit në Taormina

81
0

Regjisori i njohur italian Giuseppe Tornatore feston sot 70-vjetorin e lindjes, ndërsa vijon të nderohet në arenën ndërkombëtare për kontributin e tij në kinematografi.

Fituesi i çmimit “Oscar” për filmin kult “Cinema Paradiso” do të nderohet në edicionin e 72-të të “Taormina Film Festival” me çmimin “Golden Globes Prize for Documentary”, në bashkëpunim me “Artemis Rising Foundation”, për dokumentarin e tij më të fundit “Brunello: The Gracious Visionary”.

I lindur më 27 maj 1956 në Bagheria të Siçilisë, Tornatore konsiderohet një nga regjisorët që riktheu prestigjin e kinemasë italiane në skenën botërore. Krahas “Cinema Paradiso”, ai ka firmosur filma të njohur si “Malèna”, “The Legend of 1900”, “Baarìa” dhe “The Best Offer”.

Tornatore njihet gjithashtu për bashkëpunimin e gjatë me kompozitorin legjendar Ennio Morricone, autor i muzikës në shumë prej filmave të tij. Në vitin 2021 ai realizoi dokumentarin Ennio, një homazh për jetën dhe krijimtarinë e Morricones.

Sipas revistës  Variety, ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet në Teatrin Antik të Taorminës gjatë festivalit që mbahet nga 10 deri më 14 qershor në Siçili.