Ballina Kronika Aksident i frikshëm në Peqin! Makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja dhe...

Aksident i frikshëm në Peqin! Makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja dhe një fëmijë

90
0

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte, ku një autoveturë është përplasur me një kamion.

Nga të dhënat e para mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Paraprakisht raportohet për persona të lënduar, të cilët, drejtuesja e autoveturës dhe një fëmijë të cilët po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes është krijuar edhe trafik në segmentin ku ndodhi përplasja. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.