Ballina Aktualitet U pezullua nga detyra/ Dekania e Juridikut, Dorina Hoxha ankimon në gjykatë...

U pezullua nga detyra/ Dekania e Juridikut, Dorina Hoxha ankimon në gjykatë vendimin e rektorit

145
0

Përplasja mes Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, është zhvendosur tashmë në gjykatë. Pasi e ankimoi në rrugë administrative dhe nuk mori asnjë reagim nga Ministria e Arsimit, dekania e pezulluar nga detyra me urdhër të rektorit Artan Hoxha i është drejtuar Gjykatës Administrative. Zonja Hoxha kërkon shfuqizimin e vendimit të rektorit si akt absolutisht i pavlefshëm, por derisa çështja të zgjidhet në themel ka kërkuar masë sigurimi padie. Në dokumentin e dorëzuar në gjykatë dekania pretendon se urdhri për pezullimin e saj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe i pabazuar ligjërisht, si dhe ndërhyrje në autonominë universitare. Rektori e pezulloi nga detyra dekanen e Fakultetit Juridik, me arsyetimin se duke qenë se kandidon për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duheshin garantuar kushtet për një garë të drejtë dhe transparente.