Ballina Aktualitet IKMT zbarkon në zonën bregdetare, shemben objektet pa leje në Qeparo, Llogara...

IKMT zbarkon në zonën bregdetare, shemben objektet pa leje në Qeparo, Llogara dhe Himarë

118
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar këtë të premte në Qeparo, Llogara dhe Himarë, ku ka kryer shembjen e disa objekteve në zonën bregdetare.

Në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, u shemb një objekt pa leje me sipërfaqe 53 m², 1 kat, me muraturë dhe i mbuluar me soletë, i skualifikuar nga ASHK.

Në zonën pranë plazhit të Filikurit, pjesë e Bashkisë Himarë, u shemb një objekt me mur guri dhe betoni, me gjatësi 290 metra dhe lartësi 2 metra.

Gjithashtu, në Qeparo, u shemb një objekt 2-katësh me konstruksion betonarme dhe metalik. Objekti, i ndërtuar në mungesë të lejes së ndërtimit, kishte sipërfaqe totale 264 m².