Nesër me 30 qershor do të zhvillohet finalja e Champions League.
Skuadra e PSG-së do të kërkojë të mbrojë titullin e kampionit, ku për kundërshtar do të ketë kampionin e ri të Anglisë, Arsenali, e cila do të kërkojë të fitoj trofeun e parë të Ligës së Kmapionëve në histori të klubit,.
Ish-trajneri i ”Topçinjëve” Arsen Wenger para finales ka deklaruar se dëshiron që ky trofe të shkoj në ”Emirates”.
“Dua që ky trofe të shkojë në stadiumin Emirates sepse mungon atje. E prekëm më parë – ishim 13 minuta larg fitores – kështu që duam që kjo të ndodhë këtë herë.
Gjithmonë kam thënë se duhet të punosh në një klub për t’u siguruar që është në një pozicion të mirë për të vazhduar përparimin. Në përgjithësi, besoj se kjo është një fazë ku mund ta kapim.
Ende besoj se është 50/50 në finale, dhe nëse do të më duhej të vija bast, do të vija bast më shumë për Arsenalin sesa për Paris Saint-Germain.
Një finale është një finale. Gjëja më e rëndësishme është që ekipi juaj të mos frenohet ose të mos impresionohet nga rasti dhe të vazhdojë të përqendrohet në atë që bën mirë. Forca kryesore e këtij ekipi të Arsenalit është aftësia e tyre për të mbajtur portën e paprekur, dhe në një finale kjo është shumë e rëndësishme.”, tha Wenger në një prononcim për UEFA.
Ndeshja finale mes PSG-së dhe Arsenalit luhet në stadiumin ”Puskas Arena” në Budapest të Hungarisë, më fillim nga ora 18:00.







