“Ata janë një ekip i klasit të parë, e pamë këtë duke fituar Premier Ligën, por edhe duke përfunduar të parët në fazën e grupit të Ligës së Kampionëve.
Ata meritojnë të jenë këtu, luajnë futboll fantastik.
Janë të fortë në çdo departament, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Trajneri gjithashtu ka bërë një punë të shkëlqyer. Ai meritonte t’i udhëhiqte ata drejt titullit të Premier Ligës”.
Kështu foli sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, për Arsenalin në konferencën e tij për shtyp para finales së Ligës së Kampionëve. Ai foli për gjendjen dhe shqetësimet rreth pulpës së tij.
“Nuk isha i shqetësuar se do të humbisja këtë finale për shkak të një dëmtimi. Ka qenë një sezon i vështirë, por trajneri dhe stafi na kanë menaxhuar në mënyrë fantastike. Ndihem 100% mirë, dhe kështu është edhe ekipi. Jemi përgatitur mirë, kështu që shpresojmë se do të jemi në formën tonë më të mirë nesër”, tha ai.
“Po i shijojmë këto momente. Kemi një grup të ri, një grup fantastik që dëshiron të fitojë trofe. Jemi të uritur për të fituar gjithçka, qoftë Liga e Kampionëve, liga apo tituj vendas. Nëse dëshiron të jesh në krye, duhet t’i fitosh këto lloj trofesh vazhdimisht”, shtoi Dembele.







