Ballina Politika Zbulohet prapaskena e frikshme brenda opozitës/ Analisti Baci: Ja çfarë po ndodh...

Zbulohet prapaskena e frikshme brenda opozitës/ Analisti Baci: Ja çfarë po ndodh realisht, me kastën e vjetër

91
0

Partia Demokratike ndodhet në një udhëkryq kritik, ku e ashtuquajtura “kastë e vjetër” po përballet me presionin e madh për t’u hapur drejt figurave dhe aleancave të reja.

I ftuar në nje interviste televizive, analisti Agim Baci, për një një analizë të thellë të situatës së fundit politike, ku është ngritur pyetja thelbësore nëse kjo strukturë tradicionale do ta tolerojë vërtet një hapje të tillë. Burimet theksojnë se selia blu aktualisht është “e dënuar” për të ndryshuar qasje.

Edhe pse përplasjet e brendshme kanë lënë gjurmë të thella, vihet re se fizionomia e lidershipit mbetet pothuajse e paprekur.

Të njëjtat figura historike vazhdojnë të mbajnë postet e nënkryetarëve, ndërkohë që Gazment Bardhi vijon të jetë kryetar i grupit parlamentar. Ky riciklim i të njëjtave figurave, ashtu siç ndodhi edhe pas betejave politike të katër viteve më parë kur Sali Berisha shpërbleu mbështetësit e tij më besnikë, tregon se kupola mbetet hermetike.

Megjithatë, alarmi i vërtetë nuk qëndron te mbajtja e një kongresi thjesht për të konfirmuar Sali Berishën në krye të partisë. Shqetësimi thelbësor është fati i kësaj force si grupimi më i madh opozitar në vend.

Për sa kohë që synohet rrotacioni politik dhe ardhja në pushtet, pamundësia për t’u rinovuar plotësisht dhe mbështetja e verbër te të njëjtët emra, po kthehet në një dënim të vërtetë për të ardhmen e gjithë opozitës.