Ballina Sport Kundërshtarët e Shqipërisë në Europian pa yjet kryesorë, ja kush janë emrat...

Kundërshtarët e Shqipërisë në Europian pa yjet kryesorë, ja kush janë emrat “big” që nuk do të marrin pjesë në kompeticion

18
0

Kampionati Europian 2024 është vetëm 3 muaj larg startit dhe shumë lojtarë tashmë dihet se do ta humbasin atë, kurse të tjerë janë në garë me kohën për t’u rikuperuar.

Ja kush janë 10 lojtarët që do të humbin kompeticionin që do të zhvillohet në Gjermani, verën e ardhshme.

Një nga tre lojtarët e Real Madird, që kanë këputur ligamentet, bashkë më Kurtua dhe Militao. Austriaku u dëmtua në dhjetor, në një ndeshje të La Ligas që Real Madrid po luante kundër Vijareal. Atij i duhen 8 muaj për t’u rikuperuar, gjë që do të thotë se nuk mund të luajë dot me kombëtaren austriake në Europian.

Domeniko Berardi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen që Sasuolo luajti kundër Veronës me 3 mars të këtij viti. Italiani, këputi komplet tendinën e Akilit, në këmbën e tij të djathtë. Berardi ishte pjesë e ekipit italian në Europianin e 2020, ku edhe e fituan, por fatkeqësisht nuk do të marrë pjesë në atë që do të zhvillohet këtë verë.

Një histori tepër e trishtë për portierin e Real Madrid. Kurtua planifikohej të grumbullohej me ekipin kombëtar në këto miqësore të marsit, pasi u rikuperua nga lëndimi që kishte marrë para fillimit të sezonit. Për fat të keq ai këputi tendinat e gjurit të majtë në një stërvitje me Realin me 19 mars. Portieri u fut në operacion direkt të nesërmen dhe duket se nuk do të mund të rikthehet në fushën e lojës deri në sezonin 2024-2025.

Sipas raportimeve, Barcelona ishte nervozuar me trajnerin e Spanjës Luis de la Fuente, për dëmtimin që Gavi mori në kualifikueset e Euro 2024, ku Spanja po luante me Gjeorgjinë, nëntorin e shkuar. Katalanasi ishte një nga 2 lojtarët që e mbajtën vendin e titullarit nga ndeshja me Qipron 3 ditë përpara, dhe “blaugranat” ishin tmerrësisht të zemëruar, kur panë lojtarin e tyre të dilte në minutën e 24’ nga fusha e lojës. Gavi këputi komplet ligamentin e gjurit të tij të djathtë. Edhe pse besohet që mesfushori do të rikuperohet deri në startin e Europianit, përsëri trajneri spanjoll nuk e ka planifikuar ta grumbullojë pas gjithë atyre ofendimeve nga drejtuesit e Barcelonës.

Ris Xhejms postoi gjatë shkurtit në rrjetet sociale se “rikthimi po vjen”, por thjesht nuk dihet se kur. Trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino nuk ka dhënë asnjë datë se kur mund të rikthehet mbrojtësi i djathtë, duke marrë parasysh edhe historikun e problemeve të Xhejms. Megjithatë, trajneri i kombëtares angleze, Gareth Sauthgejt, ka thënë se do të dëshironte që mbrojtësi të kishte disa minuta në këmbët e tij, përpara fillimit të kompeticionit. Prandaj Xhejms tani është në luftë me kohën që të mund të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë pjesë e ekipit përfaqësues në Euro 2024.

Shpresat e Nkunku që të mund të luajë në Gjermani sa vijnë dhe pakësohen. Francezi nuk ka luajtur me ekipin përfaqësues që nga qershori i vitit të kaluar dhe ka vuajtur nga dëmtime të shumta që nga kalimi i tij tek Çelsi. Sapo startoi sezoni i ri sulmuesi u dëmtua në gju, gjë që e detyroi të bënte operacion dhe të mungonte për 4 muaj. Pas rikthimit arriti të shënojë në debutimin e tij por fatkeqësisht, ai u dëmtua përsëri në janar, këtë herë në kofshë. Nkunku mund të rikthehet në prill, por duke parë mungesën e minutave në këmbë, duket sikur Deshamp nuk do ta grumbullojë.

Duket sikur Ivan Perisiç nuk do të mund të shtojë numrin e paraqitjeve të tij me kombëtaren në Euro 2024. Legjenda e Kroacisë, këputi ligamentet e gjurit të djathtë, gjatë një stërvitje me ekipin e tij, Totenhem, në shtatorin e vitit që shkoi. Ai u transferua në janar te Hajduk Split, në mënyrë që të luajë disa javë në maj, por nuk dihet ende nëse do të rikuperohet plotësisht për aktivitetin e verës.

Nuk ka shumë për të folur për Pol Pogba. Ai është dënuar me 4 vjet që të mos luajë më futboll, pasi doli pozitiv në një test dopingu, gushtin e kaluar. Në trupin e tij janë gjetur substanca si testosteroni, që është i ndaluar të përdorët nga të gjithë, jo më nga një lojtar i klasit botëror si Pogba. Francezi duket se nuk do të mund të luajë më për Juventusin dhe as për kombëtaren franceze.

Shumë pak pas transferimit shokues të Sandro Tonalit, nga ekipi i Milan tek ai i Njukasëll në Angli, mesfushori u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Itali që nga viti 1980. Italiani u dënua me 10 muaj, që të mos luajë më ndeshje futbolli profesionist dhe vendimi ka hyrë në fuqi që nga 27 tetori i vitit 2023. Pra me pak fjalë ai do të humbasë Euro 2024 vetëm nga ky dënim.

Ben Uait nuk ka luajtur me Anglinë, që kur e la grumbullimin e përfaqësueses në Botërorin e vitit 2022. Arsyeja ishte për qështje personale. Sauthgejt tentoi të kontaktojë me mbrojtësin e Arsenalit, për ta grumbulluar si pjesë e ekipit në miqësoret e marsit kundër Brazilit dhe Belgjikës, por drejtuesit e klubit londinez, i kanë bërë me dije trajnerit të “3 luanëve” që Uait nuk e pranon ftesën e tij. Sauthgejt është ndjerë i fyer nga ky veprim i mbrojtësit, pasi Uait ka qenë pjesë e ekipit nëpër Europian dhe Botërorë. Tani duket se Sauthgejt nuk do ta ftojë më që t’i bashkohet ekipit, dhe kjo do të thotë se do të humb Euro 2024.