Një situatë e pazakontë ka shkaktuar panik të shkurtër sot në Tiranë, në zonën e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane.
Banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi në mes të rrugës ishte lënë një kovë e dyshimtë, duke ngritur shqetësime për një objekt të mundshëm të rrezikshëm.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kryen verifikimet përkatëse. Pas kontrollit, rezultoi se alarmi ishte i rremë, pasi brenda kovës ndodheshin fasule.
Pas verifikimeve, situata është normalizuar dhe nuk u konstatuan rreziqe për sigurinë publike.







