Është një frazë që i atribuohet Ralf Ragnick: ‘Pas një fitoreje ke të drejtë të festosh 1 ditë, maksimumi 2. Më pas duhet t’i kthehesh punës sikur të mos ketë ndodhur asgje’. Oliver Glasner fitoi Conference League në mbrëmjen e së mërkurës dhe Milan i la 24 orë qetësie. Më pas e telefonoi.
Po, Milan e Glasner kanë një takim për t’u zhvilluar këto ditë. Kur do të jetë? Ndoshta në fillim të javës së ardhshme, pas finales së Ligës së Kampioneve dhe fudjavës.
Ky takim konfirmon 3 të vërteta. E para: Glasner, pasi fitoi një Europa League, një FA Cup dhe një Conference League me Eintracht dhe Crystal Palace, është gati për skuadra më të forta. Nëse Milan është i tillë duhet ta tregojë, por nuk mund të diskutohet që kuqezinjtë joshin. E dyta: Gerry Cardinale e Zlatan Ibrahimovic po kërkojnë të riorganizoijnë klubin sa më shpejt të jetë e mundur. Ditën e hënë larguan Giorgio Furlanin, Igli Taren, Geoffrey Moncadan e Max Allegrin dhe 5 ditë më vonë kontaktuan kandidatët për rolin e trajnerit dhe të Drejtorit teknik. E treta: ka një rrugë austriake për Milanin e ardhshëm, Rangnick, i lindur në Gjermani por trajneri i Austrisë, është i preferuari i Cardinales dhe Ibrahimovic. Glasner është një kandidat për pankinën ashtu sikurse dhe Jaissle që ka një kosto për t’u liruar nga Al Ahli, rreth 6 milionë euro.
Ralf Rangnick ka qenë ideatori i projektit Red Bull që bëri bashkë Leipizig dhe Salzburg në emë të një futbolli intensiv, të skoutingut ndërkombëtar, të transferimit të futbollistëve nga një klub në tjetrin, Glasner shkoi te Salzburg si menaxher i jashtëm i skuadrës, kishte një diplomë në administrim biznezi. Rangnick e bindi të bëhej zëvendëstrajner dhe më pas historia dihet. Ishte viti 2012, Jaissle ka qenë një futbollist i Rangnilk te Hoffenheim dhe në 2015 nisi të punojë si trajner të Salzburgu. Hap pas hapi arriti të fitojë dy Champions League aziatike radhazi. Çdokush ka ndjekur rrugëtimin e tij, por leksinet e Rangnick jetojnë te të dy. Për këtë arsye ka një mundësi që Milani në muajin qershor të flasë gjuhën gjermane. Nëse Rangnick do të bëhet njeriu i fortë i klubut, një prej këtyre dy emrave do të jetë trajneri i kuqezinjve. Ideja është, pritet përgjigjja e Ralf dhe klubi duket i bindur. Dhe Glasner me fitoren e Conference League ndah Rayo Vallecano e ka përforcuar kandidaturën e tij. San Siro mund të jetë një teatër kompleks nëse nuk je mësuar të qëndrosh në skenë. Në takimin e javës së ardhshme, Milan do të kuptojë pikërisht këtë; çfarë karakteri ka ai që sot, për çështje teknike dhe të një projekti të përbashkët, mud të jetë kandidati i parë për të qenë trajner
MILANI DHE DREJTORI SPORTIV-Trajnerit do t’i vihen në dispozicionë lojtarë të rinj; sipas filozofisë së Rangnick, puna bëhet në grup. Duhen kerkuar talentët, është më mirë të jenë shumë sy. Edhe për rolin e Drejtorit Sportiv shihet jashtë Italisë, këtë herë nga Spanja. Më shumë se 1 takim janë zhvilluar me Manu Fajardo, Drejtori Sportiv i Betisit që nga 2024. Është një drejtues i ri, 41 vjeç, bashkëmoshatar me Luka Modric me një jetë profesionale dedikuar kërkimeve të kampionëve të rinj. Pista tjetër spanjolle të çon te Jorge Rodriguez i Villarrealit, 46 vjeç, një karrierë e gjatë si drejtor sportiv në ligat më inferiore, ku është dalluar për aftësitë për të dalluar dhe kultiviar cilësitë e futbollistëve potencialë.







