Ballina Politika Rama nga Tivati, sulmon me akuza “spiunazhi” popullin në shesh: Iranianët po...

Rama nga Tivati, sulmon me akuza “spiunazhi” popullin në shesh: Iranianët po ushqejnë protestat!

65
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Tivati, në prag të nisjes së Samitit BE–Ballkani Perëndimor, lidhur me debatet dhe protestat e fundit për projektin e Zvërnecit.

Rama u shpreh se aktualisht nuk ekziston ende një projekt i miratuar dhe për rrjedhojë, sipas tij, nuk ka asgjë konkrete për t’u diskutuar. Në listën e agjenturave të huaja anti-shqiptare që qëndrojnë sipas tij pas protestës qytetare anti-estabilishmentit politik, pasi alibia e “luftës” me Sali Berishën i ka rënë, ai ka futur edhe iranianët!

Nuk ka asnjë kërkesë për t’u diskutuar, sepse ende nuk ka një projekt të miratuar. Së pari duhet të ekzistojë projekti, pastaj ta shohim dhe vetëm më pas ta diskutojmë atë,” deklaroi ai.

Kryeministri i cilësoi debatet në rrjetet sociale dhe reagimet publike si pjesë të asaj që ai e quajti “narrativa të rreme” dhe “lufte hibride kundër Shqipërisë”, duke përmendur edhe pretendime që, sipas tij, nuk qëndrojnë.

Dëgjoni, para së gjithash, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ambientalistët. Ose, më saktë, nuk ka të bëjë vetëm me ta. 

Kjo lidhet, para së gjithash, me një luftë hibride dhe me armiqtë e vendit. Ne e dimë kush janë. Kushdo që njeh historinë tonë, i njeh edhe ata.

Iranianët, të cilët prej kohësh janë përfshirë në sulme kibernetike kundër nesh dhe që na kanë shkaktuar aq shumë dëme saqë u detyruam t’i dëbonim, janë pjesë e kësaj përpjekjeje për të ushqyer narrativën se projekti nuk është ai që thuhet se është, por një marrëveshje mes meje dhe Bibi Netanyahut, e sajuar nga Jared Kushner, për të sjellë palestinezët nga Gaza në Shqipëri“, tha Rama.

Rama theksoi se mediat duhet të tregohen të kujdesshme dhe të bazohen në fakte, duke shtuar se nuk mund të ketë shqetësime për një projekt që ende nuk ekziston në formë të miratuar.

Rama hodhi poshtë pretendimet mbi projektin në Zvërnec, duke deklaruar se ai nuk është ai për të cilin është folur publikisht dhe se qytetarëve u janë shfaqur video të rreme të prodhuara në Tiranë.

Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar”, tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu se në këtë nismë janë përfshirë arkitektë dhe inxhinierë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa synimi nuk është dëmtimi i natyrës, por realizimi i një projekti që, sipas tij, do të jetë “unik për Shqipërinë dhe një dhuratë për Evropën”.