Ballina Politika ‘Diella’ kushtoi 4 mln euro, ja avatari i PD-së me vetëm 100...

‘Diella’ kushtoi 4 mln euro, ja avatari i PD-së me vetëm 100 euro! Mesazhi: Rama po i kushton shumë Shqipërisë

61
0

Kuvendi kombëtar i PD-së,forumi më i lartë vendimmarrës nisi punimet në pallatin e Kongreseve. Ky do jetë Kuvendi i Ripërtëritjes së Partisë Demokratike.

Punimet u hapën me një video të përgatitur me IA si provë për të demaskuar vjedhjen galopante të qeverisë Rama. Nëse për avatarin ‘Diella’ qeveria Rama shpenzoi 4 mln euro, PD ndërtoi një avatar me vetëm 100 euro për të përcjellë mesazhin se Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë

“Unë jam Skënderbeu.
Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj,
As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës.
Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve.
Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike.
Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar 4 milion euro, unë kam kushtruar vetëm 100 euro.
Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar.
Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!”