Ballina Europë Panik në Romë/ 30 kuaj të forcave të armatosura italiane dali jashtë...

Panik në Romë/ 30 kuaj të forcave të armatosura italiane dali jashtë kontrollit, plagosin 5 persona në kryqytet

79
0

Paniku përfshiu gjatë natës rrugët e Romës, kur rreth 30 kuaj që i përkisnin forcave të armatosura italiane dolën jashtë kontrollit dhe nisën të vraponin në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Pesë persona mbetën të plagosur teksa përpiqeshin të ndalonin kafshët e trembura.

Kuajt ndodheshin pranë ‘Baths of Caracalla’, ku do të merrnin pjesë në paradën ushtarake të së martës me rastin e “Ditës së Republikës’. Sipas raportimeve, një shpërthim i papritur fishekzjarrësh i trembi kafshët, të cilat dolën nga zona ku mbaheshin dhe nisën të galoponin pa kontroll përgjatë rrugëve.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, u plagosën tre ushtarë dhe dy efektivë policie. Dy prej të lënduarve u dërguan në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, kuajt shkaktuan dëme materiale në disa automjete të parkuara dhe në lëvizje, duke lënë shumë shoferë të tronditur nga ngjarja.

Pas disa orësh përpjekjesh të koordinuara, autoritetet arritën t’i mblidhnin dhe t’i dërgonin kafshët në një vend të sigurt. Megjithatë, sipas autoriteteve italiane, njëri prej kuajve kishte pësuar plagë aq të rënda sa u detyruan ta eutanizonin.