Ballina Politika Berisha: Me Edi Ramën nuk ka integrim, sipërmarrjet dixhitale të kreut të...

Berisha: Me Edi Ramën nuk ka integrim, sipërmarrjet dixhitale të kreut të qeverisë, përdoren për të vjedhur qytetarët

77
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas monologut të sotëm të Edi Ramës, i cili foli për konferencën ndërqeveritare të zhvilluar në Bruksel, duke akuzuar atë për mashtrime dhe shkelje të parimeve të luftës kundër korrupsionit.

Për kryedemokratin Sali Berisha, Rama nuk shkoi në Bruksel si përfaqësues i shqiptarëve, por si përfaqësues i “familjeve mafioze Agasi dhe Çyrbja”.

Sipas kryetarit të PD-së, sipërmarrjet dixhitale, Edi Rama i përdor për të vjedhur qytetarët shqiptarë.

Videomesazhi i plotë:

Në serialin e mashtrimeve të dielës, Edi Rama sot u ndal në konferencën ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel.

Së pari duhet theksuar se në Bruksel ai nuk shkoi si përfaqësues i shqiptarëve, po shkoi si përfaqësues i familjes mafioze Agasi dhe Çyrbja, të cilat i dekoroi pikërisht ditën që u nis për Bruksel dhe ditën që firmosi marrëveshjen për IBARI-n.

Këto janë akte të shëmtuara, të cilat janë të denja vetëm për kryetar organizatash kriminale dhe jo kryetar qeverish.

Kurse përsa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës.

Lubi Balluku është përmendorja e zezë në atë dokument, farsa elektorale është përmendore tjetër e zezë në atë dokument, ndaj dhe ne shprehim mirënjohje për të gjitha vendet anëtare të cilat përmbysën atë raport dhe i dhanë Edi Ramës përgjigjen e merituar.

Në serialin e tij ai u ndal tek AKSHI i ri, pasi AKSHI i lindave u damkos si organizatë e strukturuar kriminale, Edi Rama për të vazhduar vjedhjet, krijoi një AKSH të ri që e quajti ‘Albanian Digital Solution’.

Dua t’ju jap vetëm një shembull.

Dje ju patë në kuvendin e Partisë Demokratike avatarin ‘Skënderbe’ i cili kushton, ka kushtuar gjithsej të 100 euro, ndërkohë avatari i Edi Ramës, Diella ka kushtuar rreth 4 milionë euro.

Pra, sipërmarrjet e tij dixhitale janë, sipërmarrje në të cilat, janë kofshët e tij private në të cilat ai, i pangopur vjedh qindra e qindra milionë euro.

Si përfundim mund të themi se me Edi Ramën integrim nuk ka dhe nuk mund të ketë, se Shqipëria dixhitale me Edi Ramën përdoret për të vjedhur, për të rrjepur qytetarët shqiptarë. Faleminderit.