Ballina Sport Arbitrit iu besua finalja e Champions League, por nuk u grumbullua nga...

Arbitrit iu besua finalja e Champions League, por nuk u grumbullua nga FIFA për Botërorin 2026

73
0

Komunikues, i kuptueshëm dhe aktiv. Edhe pse në fund të ndeshjes u kritikua shumë finalja e Daniel Siebert meritonte një notë të mirë.

Ai u tregua i arsyeshëm në momentin kur PSG kërkoi të verdhin e dytë për Mosquera-n apo kur ekipin francez pretendoi penallti pasi prekjes më duar të topit nga ana e Saka pas atij stopimi të dobët të topit në zonë.

Arbitri gjerman u sulmua më shumë nga skuadra që humbi finalen. Arteta shpejgoi në fund të ndeshjes se kontakti Madueke-Mendez mund të ishte vërshëllyer faull prej 42-vjeçarit nga Berlini.

Të nesërmen e finales së madhe të Champions League 2025-2026 paraqitja e Siebert është konsideruar e një niveli të mirë, por tashmë të gjithë pyesin se përse një arbitri që UEFA i besoi kaq shumë, FIFA nuk i jep të drejtë që të vendosë drejtësi edhe në Botërorin SHBA, Meksikë dhe Kanada 2026. Çuditërisht emri i Siebert nuk figuron mes arbitrave të grumbulluar për turneun që starton më 11 qershor.