Ballina Sport De Bruyne nuk kursehet ndaj Contes

De Bruyne nuk kursehet ndaj Contes

59
0

Kevin De Bruyne ka komentuar largimin e Antonio Contes nga Napoli, duke deklaruar se sipas tij trajneri nuk duhej të kishte vazhduar në krye të skuadrës për shkak të një vizioni të ndryshëm të futbollit.

“Sipas mendimit tim, Conte nuk duhej të kishte qëndruar te Napoli. Ai ka një vizion shumë të ndryshëm për futbollin, nga ai që kam unë”, deklaroi lojtari.

Mesfushori belg, i ardhur me parametër zero nga Manchester City në verën e vitit 2025, nuk arriti të krijonte një raport të fortë me teknikun italian.

Sezoni i tij u kushtëzua edhe nga një dëmtim në bicepsin femoral që e mbajti jashtë fushave për më shumë se katër muaj. Një nga episodet më të përfolura ishte ndeshja Manchester City-Napoli e 18 shtatorit 2025, ku De Bruyne luajti vetëm pak minuta dhe më pas u zëvendësua.

Sipas raportimeve, edhe ngarkesat e larta fizike kishin krijuar pakënaqësi te lojtari dhe disa futbollistë të tjerë. Pavarësisht largimit të Contes, e ardhmja e belgut te Napoli mbetet e paqartë.

De Bruyne ka kërkuar një takim me drejtuesit për të diskutuar projektin sportiv dhe mënyrën e lojës së skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri, Massimiliano Allegrit.