Një numër i konsiderueshëm qytetarësh është mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme për të protestuar për dhunën në Zvërnec të rojeve private të maskuara kundrejt qytetarëve dhe policisë.
Pamjet nga protesta e dhunshme në Zvërnec ku një protestues goditet dhe tërhiqet zvarrë nga policia private me maska, kanë ngjallur reagime të forta. Gjithashtu, policia private e “Major Security” ka përdorur edhe spray me piper.
Pas Ministrisë së Brendshme, qytetarët janë zhvendosur te Kryeministria.







