Olivia Attwood këmbënguli të dielën se nuk do të “sqarojë asnjë thashethem”, pasi së fundmi la të kuptohej në një postim enigmatik se mund të ketë probleme në marrëdhënien e saj me të dashurin e përfolur, Pete Wicks.
Ajo ngriti dyshime për probleme të mundshme me Pete-in kur të premten ripostoi një mesazh me përmbajtje të fshehtë.
Fansat, që e vunë re menjëherë postimin, i kërkuan personalitetit televiziv 35-vjeçar që të “tregonte çfarë po ndodh”, pasi përditësimi në Instagram nxiti spekulime të shumta, shkruan “Daily Mail”.
Olivia kishte ripostuar një thënie që shkruante: “Fakti që ende më pëlqejnë burrat është prova se orientimi seksual nuk është zgjedhje.”
Megjithatë, tani ajo ka bërë të qartë se nuk do të japë shpjegime për aktivitetin e saj në rrjetet sociale. Ajo ndau një foto të vetes me mbishkrimin: “Nuk po sqaroj asnjë thashethem. Nëse nuk e kam bërë unë, prapëseprapë mund ta kem bërë.”
Në foto, bukuroshja bionde pozonte me një gotë në dorë dhe dukej mahnitëse e veshur me një fustan bardhë e zi me pika
Postimi i saj, i titulluar “Mbetjet” nga udhëtimet e fundit, përfshinte gjithashtu shumë foto me bikini nga një udhëtim në Miami.







